/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Sela nga Viena: Aleanca “shkollë” për partitë tjera
Maqedoni, Slider

Sela nga Viena: Aleanca “shkollë” për partitë tjera

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela po qëndron këtë fundjavë në Vienë të Austrisë, sëbashku me sekretarin gjeneral, Arben Taravari dhe nënkryetarët Agon Ferati, Remzi Mehmedi dhe Elmi Aziri.
Ai para të pranishmëve tha që ASH krenohet që fjalën kërkesë e zëvendësoi me kusht dhe poashtu gjatë fjalimit ai potencoi që ASH e lëshoi Qeverinë, por duke lën një sërë veprash prapa si psh. ligji i gjuhëve, njëri nga postet kryesore të shtetit t’ju takoj shqiptarëve, etj, shkruan Fol.

“Ne krenohemi si subjekt politikë me fare pak që rritëm fjalorin politik, vokabularin politikë të partive politike shqiptare në Maqedoni ta ndryshojm, imponuam një tempo tjetër. Ne fjalën kërkesë e zëvendësuam me fjalën kusht dhe na vjen mirë që kemi ndryshuar dhe kemi bërë që të harojn edhe oponentët tanë politikë të partive tjera shqiptare, ne kemi ndryshuar fjalorin nga një garë të pakuptimt se kush i pari bëhet pjesë e Qeverisë, dikush me shumë deputet ose dikush me pak deputet, ne u fokusuam në kursim të Qeverisë dhe arritje të objektivave politike të cilat për sa kohë ne ishim atje ne nuk na munguan, ne e lëshaum Qeverinë por nuk e lëshaum pa lënë vepra prapa nesh ligji për gjuhët, njëri nga postet kryesore të shtetit që janë në platformën politike të ASH-së t’ju takoj shqiptarëve, të gjitha këto janë vepra të ASH.

E shohim me shqetësim tendecat për ti kthyer shqiptarët dhe për ti orientuar në kahje tjera nga politikëbërja e kaluar kur bëhej garë dhe kryeministri edukonte partitë politike shqiptare se çfarë të deklarojn, çfarë të flasin, njërin e mbante në qeveri dhe tjetrin e mbante te dera duke i thën që nëse parashtron kërkesa politike të nxjerr ti nga qeveria dhe e fus at tjetrin që rin te dera. Ato të cilët i vaunin pasojat dhe ishin humbësit më të mëdhej ishin votuesit e BDI-së ishin votuesit e PDSH-së, votuesit e gjithë subjektve tjera, aso kohe të shqiptarëve.

Ne nuk do ta lejojm si Aleancë për Shqiptarët që të zhvillohet garë se kush do të bëhet pjesë e qeverisë, ne nuk do të lejojm që të bëhet garë se kush i pari do të sjell politika të cilat do ta avansojnë statusin juridiko-kushtetues të shqiptarëve. Jemi të gatshëm që bashkarisht me gjithë shqiptarët të avansojmë pozicionin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Këto ishin objektivat që ne i arritem si Aleancë për Shqiptarët dhe e themi me kënaqësi dhe ju falenderohem të gjithë shqiptarëve të cilët e panë qëllimin që ka Aleanca për Shqiptarët dhe pa kaluar akoma një vit mbrenda vetëm disa muajve shqiptarët e shpërblyen Aleancën për Shqiptarët me votë në zgjedhjet lokale, ku ASH arriti rezultat shumë të mirë gjithandej pa përjashtim.” – theksoi në fjalimin e tij Sela. /Express/

April 22, 2018

error: Content is protected !!
Struga Ekspres