Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ka goditur kryeministrin Zoran Zaevi në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për marrjen e kompetencave të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave të mesme dhe shkollave fillore.
“E vërteta e raportit të Transparency Interenational ku Maqedonia radhitet e 107 ne botë për nga indeksi i korrupsionit, financimi i fushatës elektorale të BDI-së me fonde publike nga ndërrmarje publike të udhëhequra nga kuadro të po kësaj partie nuk mund të mbulohet me marrjen e kompetencave në arsim të Komunës së Gostivarit.
Njëherit tendencat e “hallës Deskë” që Komuna e Gostivarit të shërbejë si objekt shpërqëndrimi vëmendjeje nga korrupsioni dhe “synetia” e krerëve të BDI-së (që, besa, është e nevojshme) me kosto gjashtëqind mijë euro fonde nga Ministria e Kulturës, është njëjtë sikur të mundohesh të mbulosh diellin me shoshë”, ka shkruar Sela në rrjetin e tij social të facebook-ut.