Sunday, October 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSela: Dyshoj se Shëndetësia u mor nga Zaev vetëm për ndërtimin e...

Sela: Dyshoj se Shëndetësia u mor nga Zaev vetëm për ndërtimin e Klinikës së re prej 150 milion euro

Sela ka shprehur dyshime se ndërtimi i qendrës së re klinike, për të cilën qeveria ishte në mënyrë kategorike kundër, do të ndërtohet dhe ka mundësi që ajo të jetë edhe arsyeja se pse i është marrë kjo ministri ASH dhe, sipas tij, ndoshta bëhet fjalë për ndonjë biznes midis partnerëve qeverisës, LSDM dhe BDI.
Do të ndërtohet një qendër e re klinike me vlerë 150 milion euro, ka thënë Zijadin Sela, kreu i Aleancës për Shqiptarët, i cili deri dje ishte partner koalicioni qeverisës në emisionin “200”, që emetohet në TV Alsat-M.

“Shpresoj se nuk është në pyetje ndonjë biznes në mes të LSDM-së dhe BDI-së, nëse do të kisha fakte, unë për shkak të detyrimit tim moral do t’i paraqisja para publikut. Unë për këtë kam dhënë shenja. Nëse kjo ishte një ministri që nuk ishte aspak problematike, kur e dimë që kjo ministri është më problematikja duke dilluar nga SHBA-ja e deri në Maqedoni, dhe automatikisht lindën apetitet e partnerëve tjerë qeverisës për ta pasur këtë. Dhe unë mesa e di se fillimisht, plani për të ndërtimi i një klinike të re ishte së nuk do të realizohej, kurse tani kur u vendos që të ndërtohet një klinikë e re, atëherë dyshimet janë normale të shfaqen dhe për këtë arsye bëhet më interesante ministria e shëndetësisë”, ka thënë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments