Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSë shpejti vetëm me nje dokument dëshmi mund të merret shtetësia e...

Së shpejti vetëm me nje dokument dëshmi mund të merret shtetësia e Maqedonisë

Të gjithë qytetarët të cilët kanë lindur dhe jetojnë në Maqedoni, ndërsa për shkak të statusit të pazgjidhur nuk kanë dokumente personale, as nënshtetësi, tani vetëm me një dëshmidokument se kanë mësuar në ndonjërën prej shkollave në vend ose me çfarëdo dokumenti tjetër me të cilat mund të dëshmojnë se funksionojnë në Maqedoni, do të mund të marrin dokumente personale dhe nënshtetësi. Këtë sot e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se tashmë javën e ardhshme bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe institucionet e tjera kompetente do t’i vendosin rregullat, pas çka deri në fund të vitit pjesa më e madhe e qytetarëve që tani janë fiktiv do të jenë të dukshëm për shtetin.

Qëllimi ynë është të kemi së paku një dokument, ose një dëshmi dhe t’i nxjerrim dokumentet. Pra, ka dëftesë, puna është e kryer. Këtë mund ta thjeshtësojmë tërësisht me dispozita ose rregullativa dhe nuk është e thënë të miratojmë madje as zgjidhje ligjore- deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments