Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSë shpejti do të hapet edhe linjë ajrore Athinë-Shkup (VIDEO)

Së shpejti do të hapet edhe linjë ajrore Athinë-Shkup (VIDEO)

Me marrëveshjen e arritur për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, fillon një epokë e re në Ballkan, vlerëson zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katragulos, i cili paralajmëroi se së shpejti do të hapet edhe linjë ajrore Athinë-Shkup. Katragulos në intervistë për MIA-n, tha se kjo marrëveshje nuk lë hapësirë që në të ardhmen të negociohet përsëri dhe është shprehur i bindur se Kuvendi grek do të votoj atë.

JORGOS KATRAGULOS, ZËVENDËSMINISTËR I JASHTËM I GREQISË

“Porosia që përcjellë Marrëveshja e Prespës është se dallimet mes shteteve duhet të zgjidhen me dialog dhe jo me konfrontim nacionalist të pafrytshëm që zhvillohet për arsye të politikës së brendshme. Gjithashtu, kur ekziston vullnet dhe dëshirë mund të bëhen hapa të mëdha dhe të zgjidhen konteste që i mundojnë jo vetëm dy vendet por, edhe rajonin më të gjërë. Dy kryeminsitrat, Cipras dhe Zaev treguan se edhe përkrah çfarëdo çmimi politik ishin të gatshëm të ecin përpara për interesin nacional të dy vendeve”.

Zëvendësministri i jashtëm grek ka theksuar se që nga momenti kur marrëveshja të implementohet tërësisht, atëherë do të jenë të dukshme përfitimet politike dhe ekonomike, por edhe afrimi i dy popujve.

JORGOS KATRAGULOS, ZËVENDËSMINISTËR I JASHTËM I GREQISË

“Me një interes të madh i mbështesim perspektivat e fqinjëve tanë, ndërsa posaçërisht të vendit tuaj në Këshillin e liderëve evropian dhe të ministrave të Punëve të Jashtme. Pastaj, do ta sigurojmë ndihmën e domosdoshme teknike për reformat të cilat janë parakusht për integrim. Greqia si anëtare më e vjetër në Ballkan e BE-së, ka njohuri teknike dhe mund t’i ndihmojë të gjitha vendet kandidate në rrugën drejt anëtarësimit. Në çdo rast, nëse nga ne kërkohet ndihmë plotësuese, jemi të gatshëm të ndihmojmë aty ka ka nevojë”.

Katragulos vlerëson se Marrëveshja e Prespës do të kaloj në Kuvendin grek me shumicë të zgjeruar. Sipas tij, Greqia synon që të bëhet faktor stabiliteti në rajon dhe të ketë raporte të mira me të gjitha vendet fqinje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments