Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSalim Sulejmani: Në pritje të muajit të mëshirës dhe mirësive të Allahut...

Salim Sulejmani: Në pritje të muajit të mëshirës dhe mirësive të Allahut të Madhërishëm

Në pritje të muajit të mëshirës dhe mirësive
Allahu i Madhërishëm gjatë vitit njeriut i ofron mundësi dhe çaste të veçanta që ai t’i afrohet dhe të përfitoj nga mëshira e madhe e Tij. Jemi në prag të një mundësie të tillë. Para nesh është muaji i mëshirës, faljes , dashurisë vëllazërore dhe solidaritetit. Edhe pak na ka mbetur për t’u takuar me muajin e bekuar të Ramazanit, muajin më të veçantë dhe më të dalluar nga Allahu I Madhërishëm. Ramazani është muaji ku Allahu i Madhërishëm filloi shpalljen e Kuranit Finsik, libër i cili është udhëzim për besimtarët.
Vëllezër të dashur, jemi të vetëdijshëm se këtë vit, Ramazanin e presim ndryshe nga vitet e kaluara sepse jemi të sprovuar nga pandemia e Koronavirusit i cili ka kapluar gjithë botën. Edhe më tej duhet t’i respektojmë rekomandimet e ekspertëve dhe të ruajmë veten dhe të tjerët. Por, kjo nuk na pengon që t’a shtrijmë dorën e ndihmës dhe të jemi sa më afër njëri tjetrit kur është nevoja.
Gjëja që më së shumti ka nevojë njeriu në këtë situatë që gjendemi është solidariteti dhe uniteti për të kaluar këtë sprovë që na ka kapluar. Ramazani krahas të gjitha mirësive që sjell me vete, ai është edhe muaji i bujarisë dhe solidaritetit. Transmetohet se Muhamedi a.s. ishte bujarë, por më bujarë ishte gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Situata e pandemisë që ka kapluar botën me vete sjell edhe vështirësitë ekonomike që është po aq e rëndë sa edhe vete vështirësia e sëmundjes. Andaj, muaji i Ramazanit duhet të na bëj më fleksibil ndaj ndihmës së njëri tjetrit.
Të premten inshallah do të jemi në ditën e parë të agjërimit të cilin Allahu e bëri obligim në muajin e Ramazanit. Në suren El-Bekare Allahu i Madhërishëm na tregon se agjërimi na është bërë obligim ashtu siç ishte për popujt tjerë me të vetmin qëllim që neve të bëhemi të devotshëm.
Termi kuranor për agjërimin është es-sijam, – që do të thotë heshtje . Sa’im nënkupton pemën, degët e së cilës pushojnë kur nuk fryn era. Pra besimtari në Ramazan duhet të jetë në një gjendje të veçantë të qetësisë dhe rehatisë. Dhe kjo qetësi është begati e madhe edhe për shpirtin edhe për trupin. Në gjendjen në të cilën ndodhemi, qetësia dhe rehatia shpirtërore është më se e nevojshme për të përballuar sprovën e cila ka kapluar botën dhe neve.
Dashtë Zoti që këtë muaj ta arrijmë shëndosh e mirë me zemra të pastra në mënyrë që të përfitojmë nga mirësitë që Allahu i Madhërishëm lëshon në Ramazan.
Ka thënë Muhamedi a.s.: kur vjen muaji i Ramazanit gëzohet qielli dhe toka” po vallë nëse gëzohet qielli dhe Toka sa duhet të gëzohet besimtari i cili e ka mundësin ta përjetoj këtë muaj.
Zoti na mundësoftë të gjithë t’i përjetojmë çastet e bukura të Ramazanit dhe Allahu të na pranoj lutjet me të cilat i drejtohemi Atij.
Salim Sulejmani-Myftiu i Strugês

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments