Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSalim Sulejmani mirëpriti Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë...

Salim Sulejmani mirëpriti Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë (FOTO)

Sot pata nderin, që në ambientet e Myftinisë së Strugës, të mirëpres Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strugë, z. Agim Krasniqi dhe bashkëpuntorin e tij z. Faruk Bytyqi. Gjatë këtij takimi diskutuam rreth organizimit të jetës fetare në qytetin e Strugës, folëm për historikun e xhamive dhe rrjetin e faltoreve në Komunën e Strugës. Me Konsullin e Përgjithshëm kujtuam edhe eksodin e vëllezërve tanë nga Kosova (të cilët gjatë luftës së Kosovës u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre) dhe rolin e Myftinisë së Strugës gjatë asaj periudhe të vështirë.
Kontributi i Bashkësisë Fetare Islame ishte shumë i rëndësishëm. U hapën xhamitë për t’i pranuar vëllezërit tanë që pastaj të sistemoheshin nëpër shtëpitë e struganëve bujarë.
Konsulli i Përgjithshëm, duke falënderuar Myftiun dhe bashkëpuntorët e tij për mikëpritjen, shprehu mirënjohje për gjithë angazhimin e BFI-së dhe Myftinisë së Strugës për kontributin e dhënë, për organizimin e jetës fetare dhe mbjelljen e frymës së paqes dhe tolerancës.
Ramë dakord që në të ardhmen të organizohen takime të përbashkëta për të diskutuar rreth synimeve dhe sfidave të popullit tonë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments