Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSalihu: Të gjithë politikanët kanë para, por Ali Ahmeti I dha 30...

Salihu: Të gjithë politikanët kanë para, por Ali Ahmeti I dha 30 mijë euro për përmendoren e Femi Ladrovcit

Urim SALIHU

Ka plot politikanë që kanë aq para.Shyqyr I kemi të pasur por edhe dorështërnguar.Nuk e prekin xhepin e tyre si një akt fisnik ,akt prej patrioti për të ngritur një statujë për një hero që u flijua për shqiptari.Për atë shqiptari që secili politikan e ka përvetësuar dhe brohoret para turmës se e do me gjithë qenien kombin e tij,se përulet para heronjve dhe brockulla pafund .Secili politikan që pas stuhisë është bërë hero sepse e dijnë se kanë mbaruar luftërat dhe nuk duan tua përmendësh se në luftë ia mbathën , dhe kur vjen të ngritet busti I një heroi ,përpijnë fjalët e tyre prej patrioti dhe nuk hapin qesen e tyre për të dhënë ndonjë qindarkë të paktën. Politikanë që gjithë ditën thonë se janë madhështorë ,se janë patriot,por për përmendoren e Femi Ladrovcit nuk dhanë asgjë. Ishte vetëm Ali Ahmeti dhe familja e tij që dhanë plot 30 mijë euro.
Me nga 20 mijë euro kanë kontribuar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane, ndërsa nëna e Fehmi Lladrovcit ka kontribuuar me 28.200 mijë euro, para këto nga kompensimi i viteve të burgut të Fehmiut dhe disa donator tjerë.
Ali Ahmeti do torturohet nga pyetjet se ku I morri ato para.Por edhe ai ka të drejtë ti drejtohet secilit që do I bëj të njëjtën pyetje . Ku I morrën edhe tjerët politikanë paratë që për dallim nga Ali Ahmeti,ky I fundit I dha 30 mijë euro dhe tjerët s’dhanë asgjë.
Ali Ahmeti do bie një ditë nga pushteti,edhe politikanët tjerë mbase do I harxhojnë paratë në lukse,por busti I Femiut hero do mbetet përgjithmonë.Ai është forca e lirisë .Po të mos ishte Femi Ladrovci këta politikanë pozitarë dhe opozitarë kushedi ku do bridhnin rrugëve .

Ka shumë biznesmenë në Kosovë dhe Maqedoni, por përsëri është Samir Mane nga Shqipëria që jep plot 20 mijë euro për Femi Ladrovcin përfshirë edhe disa të tjerë .Ai s’është politikan,por bëri një gjest madhështorë për një figurë të madhe të luftës ,për një martir .Hapi edhe ai qesen dhe për mua ai e cmon jetën e shuar të Femiut për lirinë e kombit të tij.Ju që flisni pandërprerë për lirinë,se dhatë një qindarkë për bustin e një ikone lufte që luftoi për mua, për ty, për të gjithë.Luftoi edhe për politikanët e pasur por ata mbyllën xhepat e tyre dhe s’dhanë asnjë qindarkë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!