Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSalihu: Maqedonia kurrë nuk e ka luftuar seriozisht korrupsionin dhe krimin e...

Salihu: Maqedonia kurrë nuk e ka luftuar seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar

Urim SALIHU
“Nëse në mënyrë analiste e shikoni strukturën e raportit është e ligjshme nga pesë paramentra, në dy parametra kemi sukses serioz, në dy parametra nuk kanë komente për ne. Parametri i pestë ku ka koment negativ për ne nga viti 2017, mund të shihni se tërë ajo që janë rënie në pjesën e korrupsionit ose zhvillimit në pjesën e transparencës dhe korrupsionit në shtet ka ndodhur në një periudhë nga viti 2006 deri në vitin 2017, atje është shënuar me koeficientët dhe pastaj vetë koeficientët fillojnë të kthehen në nivel pozitiv”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Indeksin e korrupsionit të Transparensi Interneshënall.Ai me tej theksoi se rëniet në pjesën e korrupsionit kanë të bëjnë me periudhën e viteve 2006-2017.

Por Zaev duket se nuk e kupton se Lufta kundër korrupsionit në Maqedoni nuk përbën më lajm sepse në fakt ajo nuk ka ndodhur asnjëherë.Qeveria Zaev e pësoi pikërisht nga ky fakt sepse erdhi me shumë shpresë dhe zëshëm në qeveri, dhe më pas aktorët kryesorë të dyshuar për keqpërdorime të mëdha, ia kaluan paqtë.Kjo mbeti vetëm një tentativë e pushtetit që këtë luftë ta zbresë në nivele më poshtë dhe aty mbaroi cdo gjë.
Maqedonia kurrë nuk e ka luftuar seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe rëndom që do ketë edhe rënie për 13 pozita në të ashtëquajturën lista e indeksit të përceptimit për korrupsion , pra është një raport i ri i Transparency International në nivel global
Në vijë të kësaj kjo shënon një regres dhe e kthen vendin shumë më prapa dhe e bën akoma më dramatike situatën në këtë aspekt.Kjo ka shumë faktorë por kjo ka të bëjë me faktin kryesorë, më të rëndësishmin, pra me atë se asnjë ” peshk” i madh i politikës nuk është ndëshkuar dhe ia kanë kaluar paqtë.Qeveria e deklaratave të mëdha , e shpalosjes së ” bombave” pra se të vijë në pushtet ,erdhi si shpresë se do bëjë cdo gjë për ta luftuar korrupsionin , por në vend që ta bëjë këtë , ajo u zhyt akoma më keq , në nivelin e lartë të koorupsonit politik, me afera që tashmë publiku i di.

Kur pushteti kontrollon institucionet, atëherë lufta kundër kësaj dukurie të tmerrshme bëhet e pamundur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!