Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiSa gjumë u nevojitet fëmijëve?

Sa gjumë u nevojitet fëmijëve?

1-4 JAVË: 15-16 ORË NË DITË. I sapolinduri zakonisht fle 15-18 orë në ditë, por në intervale më të shkurtra prej dy deri katër orë. Foshnjat e lindura para kohe mund të flenë edhe më gjatë, ndërsa foshnjat që kanë kolike edhe më shkurt. Meqenëse të sapolindurit më ngadalë “e kapin” ritmin e gjumit, nevoja e tyre për gjumë nuk është e lidhur me atë se a është ditë apo natë.

1-4 MUAJ: 14-15 ORË NË DITË. Deri nga java e gjashtë foshnja juaj do të fillojë ta kapë ritmin. Periudha më e gjatë e gjumit është prej katër deri gjashtë orë dhe më së shpeshti foshnja fle në mbrëmje. Konfuzioni rreth dremitjes edhe gjatë ditës edhe gjatë natës më në fund ndalet.

4-12 MUAJ: 14-15 ORË NË DITË. Krijimi i shprehive të shëndetshme të gjumit është detyrë e rëndësishme në këtë periudhë. Foshnjat zakonisht kanë tri dremitje gjatë ditës, por duhet të reduktohen në dy kur i mbush gjashtë muaj sepse në atë moshë tashmë duhet të jenë të aftë për të fjetur tërë natën.

1-3 VJET: 12-14 ORË NË DITË. Edhe pse për bebet në këtë moshë nevojiten rreth 14 orë gjumë, zakonisht është rreth 10 orë. Kur i mbush 18-21 muaj, duhet ngadalë ta hiqni dremitjen e mëngjesit dhe ta lini fëmijën që të flejë një deri tri orë e gjysmë në ditë njëherë gjatë ditës. Më së miri do të ishte ta vini në gjumë në mes orës 19 dhe 21, dhe ta zgjoni në mes orës 6 dhe 8 në mëngjes.

3-6 VJET: 10-12 ORË NË DITË. Të vazhdohet me praktikën e njëjtë: fëmijët e kësaj moshe duhet të jenë në shtrat në mes orës 19 dhe 21 dhe të zgjohen në mes orës 6 dhe 8 në mëngjes. Dremitjet duhet të ndërpriten si rutinë e obligueshme ditore rreth vitit të pestë.

7-12 VJET: 10-11 ORË NË DITË. Shoqëria, shkolla, aktivitetet familjare, e gjithë kjo kërkon kohë prandaj fëmijët shkojnë për të fjetur gjithnjë e më vonë. Shumica e dymbëdhjetëvjeçarëve duhen të jenë në shtrat deri në orën 21. Realisht, mund të prisni të qëndrojë në shtrat rreth nëntë orë.

12-18 VJET: 8-9 ORË NË DITË. Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e adoleshentëve. Edhe pse do të dëshironin të qëndrojnë të zgjuar derisa nuk rrëzohen nga lodhja, duhet t’i nxisni që të flenë së paku tetë orë. Mësojini se si të sillen në obligimet e punës dhe shoqërore dhe shpjegoni që, kur kanë fjetur mirë, mund të përballojnë më lehtë impenjimet e përgatitjes për të ardhmen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments