Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRufki Dogani: Fashistë do të jepni llogari për ushtarët e vrarë pas...

Rufki Dogani: Fashistë do të jepni llogari për ushtarët e vrarë pas arrestimit

Shtatë persona janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin e Kumanovës ndërsa vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. 26 të akuzuarit që i shpëtuan paraburgimit, megjithatë u dënuan deri në 40 vite burg. Gjithsej 26 personat janë dënuar me 746 vite burg.
Andi Krasniqi-Malisheva u dënua me burg të përjetshëm. Me burg të përjetshëm u dënuan edhe Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica.
Me 20 vite burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi.

Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovar, një nga Shqipëria, një shtetas gjerman,ndërsa të tjerët nga Maqedonia.

Avokati Naser Raufi e cilësoi vendimin e gjykatës si të padrejtë dhe të dirigjuar.

Të akuzuarit nuk e pritën vendimin në sallë. Që me nisjen e seancës, të gjithë, përveç personave të liruar nga akuzat, dolën jashtë në shenjë proteste. Me intonimin e Himnit Kombëtar, me brohoritje për UÇK-në, si dhe me këngën Besa-Besë, grupi i Kumanovës u largua nga salla e gjykatës. Në dajlje, grupi tha se drejtësia do të dalë në shesh. Rufki Dogani bërtiti duke thënë se do të jipet llogari për ushtarët e vrarë pas dorëzimit si Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Samit Kastrioti që tha se i ka vrarë pushteti fashist.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments