Wednesday, June 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRrufeja ka lënë pa energji elektrike rajonin Dibër-Strugë

Rrufeja ka lënë pa energji elektrike rajonin Dibër-Strugë

Rajoni Dibër-Strugë ka mbetur mbrëmë pa furnizim me energji elektrike për tre orë e gjysmë.

Shkak është bërë rrufeja që goditi nënstacionin kryesor në Hidrocentralin “Spilje” pranë Dibrës.

Nënstacioni kryesor në HEC “Spilje” është prekur nga një shkarkesë rrufe-elektrike, gjatë një stuhie të fortë. Ekipet kanë dalë menjëherë në fushë dhe me përpjekje maksimale është rregulluar defekti madhor. Rajoni Dibër-Struzë ka mbetur pa energji elektrike nga ora 19:50 deri në orën 23:20, konfirmon QMK.

Në rajonin e Dibrës, komuna Dibër, Qendra Zhupë dhe zona e Rekës, komuna e Mavrovës dhe Rostushës kanë mbetur pa energji elektrike.

Zona u godit për pak kohë nga një stuhi e ndjekur nga reshje të dendura shiu, shkarkime elektrike dhe bubullima.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, rrëshqitje të dheut kanë ndodhur në rrugët nga Dibra në Mavrovë dhe në Strugë, për këtë arsye autoritetet rekomandojnë vozitje të kujdesshme dhe respektim të rreptë të sinjalistikës rrugore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments