Wednesday, June 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRritja e çmimeve te pemët gati dyfish në krahasim me vitin e...

Rritja e çmimeve te pemët gati dyfish në krahasim me vitin e kaluar

Qytetarët ankohen se këtë verë vështirë se dikush mund t’i blejë frutat, pasi asnjëherë nuk ka qenë më i shtrenjtë.

Nëse vitet e kaluara një kilogram shalqi kushtonte nga 10 deri 15 denarë, sivjet çmimi është dyfishuar në minimum 30 denarë për kilogram.

Rritjen më të madhe të çmimit shënon pjepri ku sivjet shitet deri në 100 denarë për kilogram, kurse viteve të kaluara ishte nga 25 deri 30 denarë për kilogram. Pra për një pjepër të vogël prej 3 kilogramë nevojiten 300 denarë.

Më lirë nuk janë as kajsitë, të cilat shiten për 130 denarë për kilogram, pjeshkat kushtojnë po aq, po ashtu edhe kumbullat janë shumë të shtrenjta dhe variojnë nga 40 deri në 80 denarë për kilogram.

Fakti që frutat janë më të shtrenjtat u konfirmua dje nga Enti Shtetëror për Statistika që mati se rritja muajin e kalar ishte 10%. Megjithatë, llogaritjet e tyre treguan se kostoja e jetesës në korrik ka vazhduar të bjerë, pra norma e inflacionit ishte 8.4%, që është një rënie prej 1 për qind nga muaji i kaluar.

Por, matematika e sindikatave tregoi se për ta kaluar muajin një familje katër anëtarëshe i nevojiteshin 48.620 denarë, ose pesëqind denarë më shumë nga muaji i kaluar, dhe gjysma e shumës ose 20 mijë denarë ka shkuar vetëm për ushqim dhe pije.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments