Rrëzohet palma, zë poshtë një fëmijë (FOTO)

0
12
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një palmë është këputur nga trungu dhe për pasojë ka zënë poshtë një të mitur.

Sipas të dhënave të raportuara i mituri është lënduar lehtë dhe nuk është në rrezik për jetën.Kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë fëmijës, i cili fillimisht është trembur dhe është qetësuar me vështirësi. Mësohet se palma e rrëzuar ishte e kalbur në rrënjë prej thatësirës.