Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRreth 20 kg drogë kapet në kufirin e Maqedonisë

Rreth 20 kg drogë kapet në kufirin e Maqedonisë

Në Tabanoc të Maqedonisë janë kapur rreth 20 kilogram drogë të llojit të marihuanës që synonte Republikën e Serbisë.
Meqë bëhet fjalë për vepër penale “prodhim ilegal dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”, trafikuesit, shtetas i Republikës së Bullgarisë iu është caktuar masë paraburgimi 30-ditor.

“Marrë parasysh rrethanat si dhe peshën e veprës penale dhe të dënimit, prokurori publik përgjegjës ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për parashtrim të masës së paraburgim në bazë të Nenit 165 të paragrafit 1 dhe 3 të ligjit për procedurë penale.Me propozim të PTHP Kumanovë dhe me vendim të Gjykatës Themelore në Kumanovë të dyshuarit iu është caktuar masë paraburgimi 30-ditor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Siç njoftuan nga PTHP, rasti i kapjes së marihuanës ka ndodhur më 25 janar në vendkalimin kufitar Tabanoc.

“Më 25.01,2018, rreth orës 00:15, në vendkalimin kufitar Tabanoc, në dalje prej Republikës së Maqedonisë, për hyrje në Republikën e Serbisë gjatë kontrollit të mjetit automobilistik “Pezho” 807 me targa të Bullgarisë është zbuluar bunker me 71 pako me marihuanë. Bunkeri ishte bërë në pjesën e poshtme të ulëseve të pasme të veturës. Marihuana në masë prej 17,665.5 gramë ka qenë e paketuar në qese najloni të tejdukshme. I dyshuari drogën e ka transportuar për shitje”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments