Saturday, June 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRreth 1500 studentë në vit largohen nga Maqedonia

Rreth 1500 studentë në vit largohen nga Maqedonia

Në 10 vitet e fundit, vazhdimisht rritet numri i studentëve të vendit që vendosin që të studiojnë në shtetet e huaja. Të dhënat tregojnë se ka rritje të numrit të studentëve që largohen nga Maqedonia për shkak të arsimit. Sipas informacioneve, në nivel vjetor rreth 1500 studentë nga Maqedonia largohen që të studiojnë në vendet e huaja, ndërsa pjesa dërmuese studiojnë në Slloveni, Gjermani, Turqi, Bullgari, Serbi, Kroaci, Holandë, Austri dhe vende të tjera. Për shembull, në vitin akademik 2017/2018 në Slloveni kanë shkuar 783 student, ndërsa ky numër vazhdon të rritet çdo vit, duke arritur deri në 1 307 studentë në vitin akademik 2022/2023. Në lidhje me kushtet, ata që kanë qëndruar në vend, zërin e ngritën në ditën ndërkombëtare të tyre. Thonë se kushtet për jetesë në konviktet janë nën dinjitetin njerëzor. Pyesin deri kur studentët do të jenë si në burg dhe do të durojnë pavlefshmëri sistemore? Këto pyetje dhe fotografi i shpërndanë në rrjetet sociale duke rikujtuar në çfarë kushtesh jetojnë dhe mësojnë.

“Problemi me rikonstruktimin e konvikteve që ende nuk ka filluar frustron studentët, si dhe cilësia e ushqimit në mensa që është jocilësore, kështu që studentët vazhdimisht janë të zemëruar për këtë. Është hequr edhe kafjalli kështu që u është shkurtuar një kohë ushqimi.”- deklaroi Savçe Gjosheva, avokate e studentëve në UKDHM.

“Nuk mësohet me bark të zbrazur, këtë të gjithë e dimë por kjo duhet të jetë e qartë edhe për ata që janë përgjegjës për këtë.”- deklaroi Aleksandër Mirçeski, Student i Fakultetit ë Filozofisë

Problemi me konviktet dhe cilësinë e ushqimit të studentëve, si dhe mos qasja e institucioneve kompetente, janë disa prej pikave kryesore për shkak të cilave shumë studentë largohen nga Maqedonia. Megjithatë ka edhe optimizëm se autoritetet do ta dëgjojnë zërin e studentëve dhe do të ndërmarrin masa për përmirësimin e kushteve për jetesë dhe studim.

Dekani i Fakultetit të Filozofik, Ratko Duev, foli për nevojën për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe standardit studentor.

“Të inkurajojmë përgjegjësinë shoqërore në shoqëri për kujdesin, jo vetëm të universitetit por edhe të shtetit, por në përgjithësi të sektorit të biznesit për kujdesin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në krijimin e kuadrove që i nevojitet jo vetëm shtetit por edhe ekonomisë.”-tha Ratko Duev, Dekan i Fakultetit Filozofik në Shkup.

Edhe përkundër të gjithë sfidave, ekziston shpresë se aktivitetet dhe debatet do të kontribuojnë drejt ndryshimeve konkrete dhe përmirësimin e jetës së studentëve në Maqedoni./tv21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments