Monday, May 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPër 10 vjet RMV-ja ka humbur 2000 mjekë!

Për 10 vjet RMV-ja ka humbur 2000 mjekë!

Në dhjetë vitet e fundit, Maqedonia ka pasur largim të konsiderueshëm të personelit mjekësor. Sipas informacioneve të Shoqatës së Mjekëve, për një dekadë, vendi ka humbur rreth 2000 mjekë. Kjo shifër ilustron problemin serioz me të cilin ballafaqohet sistemi shëndetësor në Maqedoni, ku kanë mbetur vetëm 5400 nga gjithsej 7400 anëtarë të Shoqatës së Mjekëve. Ky trend ka implikime të thella për cilësinë e mbrojtjes shëndetësore në vend, si dhe për shoqërinë në tërësi, pasi humbja e personelit mjekësor me përvojë mund të cenojë seriozisht funksionimin e sistemit shëndetësor.

“Të shohin me çka përballemi çdo ditë, sa pak personel kemi dhe me ato kushte dhe atë personel, qytetarët marrin shërbime dhe janë të kënaqur, megjithatë problemi është që ne më nuk mundemi të përballojmë.”- tha Ilija Doneva, Infermiere.

Ekspertët theksojnë disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë krizë janë: mungesa e pajisjeve moderne, pagat e ulëta, mbingarkesa gjatë punës dhe mundësitë e kufizuara për zhvillim profesional. Kjo tendencë jo vetëm që dobëson kujdesin shëndetësor, por edhe e rrit barrën e personelit mjekësor të mbetur. Përveç kësaj, vendi humb edhe investimet e konsiderueshme të bëra në edukimin e këtyre profesionistëve.

“Të mos e ndryshojmë profesionin. Këtu ishim, posaçërisht në këtë spital, për koronavirusin, nuk është vetëm virusi korona, kemi numër të madh pacientëve që shërbehen çdo ditë. Jemi të rraskapitur në maksimum, kërkojmë përmirësimin e kushteve tona. Kërkojmë rritje pagash, kërkojmë të na dalin në ndihmë vetëm për të mirën e qytetarëve.”- pohoi Ilija Doneva, Infermiere.

Alarmante janë edhe shifrat e publikuara nga profesori Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë. Ai paralajmëroi se një dekadë më parë te ato kishte 7400 mjekë, ndërsa tani janë vetëm 5400. Për përballimin e kësaj krize, ekspertët propozojnë masa si rritja e investimeve në shëndetësi, përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i një ambienti stimulues për personelin mjekësor. Përderisa lufta për të mbajtur këtu personelin e kualifikuar mjekësor vazhdon, një gjë është e qartë: Maqedonia duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur burimin e saj më të vlefshëm – njerëzit që kujdesen për shëndetin e kombit./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments