Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Ritakim vëllazëror” – Ahmeti dhe Rama në drekë të përbashkët

“Ritakim vëllazëror” – Ahmeti dhe Rama në drekë të përbashkët

“Ritakim vëllazëror” është quajtur nga Rama dhe Ahmeti dreka e përbashkët e organizuar pas mbledhjes së dy qeverive sot në Shkup. Sipas kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti mbledhja e sotme e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ka qënë historike pasi e njëjta ka vendosur në zbatim vizionin progresiv të përparimit kombëtar.

“Vendkalimet e përbashkëta kufitare, ndërtimi i Korridorit 8 rrugor dhe hekurudhor, përkujdesi i përbashkët për ruajtjen e gjuhës shqipe përmes alfabetit të unifikuar, bashkëpunimi ekonomik dhe ai energjetik, si dhe integrimi në Bashkimin Europian janë tashmë kryefjala e kauzës sonë kombëtare, ashtu siç ishin dikur misionet e lirisë dhe barazisë në të cilat bashkë ngadhënjyem. Ajo që sot u nënshkrua në letër determinon të ardhmen e përparuar të vendeve tona dhe për realizimin e këtyre projekteve vendosim në dispozicion të gjithë potencialin intelektual dhe çdo mekanizëm të nevojshëm”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./KlanMacedonia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments