Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Reketi”,Lila Stojanovska: Dhashë 33 mijë euro për 1tv-në (VIDEO)

“Reketi”,Lila Stojanovska: Dhashë 33 mijë euro për 1tv-në (VIDEO)

Moderatorja Lila Stojanovska fillimisht ka dhuruar 25 mijë euro në televizionin 1 TV, ndërsa më pas ka huazuar edhe para për televizionin në vlerë prej 8 mijë euro. Stojanovska e cila sot dëshmoi në gjykatë tha se paratë i ka dhuruar me kërkesë të mikut të saj Bojan Jovanovski. Kishte dashur ta ndihmonte. Në pyetjen e prokurorit, pse paratë fillimisht janë paguar në llogarinë e saj, ndërsa më pas në llogarinë e BMJ Media Grup, Stojanovska tha se në llogarinë e saj asnjëherë nuk janë derdhur mjete. Ditën kur u burgos Jovanovski, kishin planifikuar pushim në Mikonos. Lila tregoi se gjithçka kishte organizuar Boki, por nuk e dinte nëse ka paguar. Ajo tha se me vete kishte marrë edhe paratë e saja. Lila e njeh Bokin 17 vjet, por tani më nuk janë miq si më parë.

Me siguri ka arsye. Të jem e sinqertë, atë që kisha për ta thënë e thashë në gjykatë. Unë e thash të vërtetën”-tha Lila Filipovska, dëshmitare.

Para gjykatës dëshmoi edhe kumbara e Boki 13, gjykatësja në Gjykatën e Apelit Meri Dika. Ajo tha se 50 vjet janë mikesha me nënën e Jovanovskit. Shpesh kishin udhëtuar bashkë. Prokurorja e pyeti, prej ku i kishte paratë Boki 13. Dika tha se paratë Boki i kishte nga projekte të BE-së për mbrojtjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve. Prokurorja pyeti edhe për udhëtimin e saj në Milano bashkë me Boki 13 dhe nënën e tij. Ajo tha se nuk e dinte çka ka blerë Jovanovski, por nëna e tij e kishte lutur ta lë peng pasaportën e saj për kthimin e TVSH-së.

Ato ishin vetëm dy formularë dhe nuk janë shuma kushedi sa të mëdha”-tha Meri Dika, dëshmitare.

Ish shefja në kabinetin e Katica Janevës, Sanja Dimovska në shumë pyetje të prokurores përgjigjej me “nuk e kam të njohur”, ndërsa pronarja e “Zona Mebel” prej ku Boki 13 kishte marrë mobile, tha se kishte lënë vetëm pagesë si garanci se do paguhet shuma e plotë.

Çfarë thanë diçka këto dëshmitarë me çka do mbështetej aktakuza!”-pohoi Sasho Dukovski, avokat i Boki 13

Vetë udhëheqësi konfirmoi se ka marrë para, paratë i ruan në kasafortë. Ato para ishin për ato mobilie. Kështu që mendoj se në atë pjesë aktakuza as që do mund të qëndrojë”-theksoi Irena Frçkovska, avokate e Katica Janevës.

Në fund të gjykimit Jovanovski publikisht e pyeti gjykatësen ku mundet të ngritë padi penale kundër prokurores Vilma Ruskoska. Ai e akuzoi shefen e Prokurorisë për korrupsion prej 4 milionë eurove. Për këtë nuk shpalosi hollësi, ndërsa avokati i tij nuk deshi të flasë në këtë temë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments