Një pacient, i cili refuzonte të dilte nga spitali prej tre vitesh, u nxor me forcë.
Ngjarja ndodhi në Pekin të Kinës.
Një gjykatë urdhëroi që pacienti 55- vjeçar të nxirrej me forcë.
Kur policia mbërriti te spitali, ai e kishte lidhur vetem ne zinxhirë në krevat.
Kjo nuk e ndaloi policinë që ta nxjerrë atë.
Pacienti ishte shtruar në spital për trombozë.
Pas tre muajsh, mjekët i thanë se ishte shëruar dhe mund të largohej.
Por ai refuzonte të largohej, duke thënë se dikush duhej të kujdesej për të.