Saturday, August 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriPunimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë po avancojnë me ritëm të shpejtë

Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë po avancojnë me ritëm të shpejtë

Punimet në segmentin rrugor Elbasan–Qafë Thanë po ecin me ritme intensive, ndërsa projekti po i afrohet fazës së përfundimit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Ramës, investimi pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme në qarkullimin rrugor, të rrisë nivelin e sigurisë për përdoruesit e rrugës dhe të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.

Ky aks është pjesë e Korridorit VIII, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit në rajon, ku prej kohësh po zhvillohen punime infrastrukturore. Përfundimi i projektit do të forcojë më tej lidhjen rrugore të Shqipërisë me Republikën e Maqedonisë.

Ndërkohë, në pjesën që shtrihet deri te pika kufitare e Shën Naumit është realizuar një rrugë moderne, e shoqëruar me një shteg të dedikuar për këmbësorë dhe çiklistë. Pranë Tushemishtit, ky shteg ndahet në dy drejtime: njëri vijon përgjatë bregut të liqenit drejt Pogradecit, ndërsa tjetri ndjek një itinerar alternativ që shmang trafikun urban në Pogradec dhe vazhdon në drejtim të Korçës dhe Greqisë, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë dhe më të lehtë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!