Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReferendumi për çështjen e emrit me Greqinë, ja si do të reagojnë...

Referendumi për çështjen e emrit me Greqinë, ja si do të reagojnë partitë shqiptare në Maqedoni

Partitë shqiptare në Maqedoni do të kishin përkrahur çdo veprim që do të çonte deri te zhbllokimi i kontestit të emrit me Greqinë me këtë dhe do të hapet rruga e integrimeve euro-atlantike e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nëse do të organizohet referendum për këtë çështje, thirrja e partive do të jetë që të votohet për, megjithatë të kihet kujdes që emri i ri i Maqedonisë mos të jetë kundër interesave shqiptare.

Disa ditë më parë ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kozias doli me deklaratë se vitin 2018 do të jetë viti në të cilin pritet të zgjidhet çështja e emrit, dhe gjithashtu kohë më parë analistë politik thanë për Portalb.mk se tani pas zgjedhjeve lokale pritet që të rritet intensiteti i punës lidhur eurointegrimeve.

Qëndrimi i partisë maqedonase në pushtet LSDM është se pa referendum nuk do të ketë zgjidhje të kontestit.

Ndërkaq, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, i përgjigjet pyetjes së Portalb.mk lidhur me qëndrimin e kësaj partie lidhur me referendum për çështjen e emri duke thënë se kjo parti është e gatshme që ta japim kontributin e saj për zgjidhjen e këtij konteksti.

“Ne si BDI sigurisht që jemi për debllokim të situatës aktuale dhe për anëtarësim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO. Ne jemi pro proceseve euroatlantike, pasi që edhe NATO është pjesë e procesit euroatlantik. Ne jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë, në drejtim të anëtarësimit sa më të shpejt të Maqedonisë në NATO por edhe në strukturat evropiane”, tha për Portalb, Ademi.

Gjithashtu nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) thonë për Portalb.mk, se do ta përkrahnin konceptin e konsensusit apo referendumit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Gjithsesi që jemi të interesuar që në çfarëdo mënyre e cila do të çonte rreth zgjidhjes së çështjes së emrit dhe të shpejtohet procesi i integrimeve euroatlantike, do të thotë do ta përkrahim pa asnjë problem. Normal nëse vendoset të vihet në shprehje në bazë të një koncepti të konsensusit apo referendumit, normal që do ta përkrahim, ajo është objektivi ynë, për të kontribuar në këtë aspekt”, tha për Portalb, Flakron Bexheti nga radhët e ASH.

Ndërkaq nga Lëvizja Besa, zëdhënësi i saj Faton Fazliu sqaron për Portalb.mk se konform ridefinimit, kjo parti do që emri i shtetit të jetë mbietnik dhe të mos ketë lidhje specifike me asnjë etni në Maqedoni.

“Ne kemi thënë se, konform ridefinimit, do të donim që emri i shtetit të jetë mbietnik dhe të mos ketë lidhje specifike me asnjë etni në Maqedoni. Me fjalë të tjera, në këtë mënyrë do të vihej në praktikë edhe modeli aq shumë i promovuar qytetar”, tha për Portalb, Fazliu.

Kurse Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ishte e pakapshme për tu përgjigjur redaksisë Portalb.mk lidhur me këtë çështje.

Ndryshe, njohësit e politikës së jashtme thonë se pritet që negociatat me shtetin fqinj të vazhdojnë në mënyrë intensive dhe se nuk është çudi që brenda vitit 2018 të zgjidhet kjo çështje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments