Pas publikimit të bombës së shtatë nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ka reaguar edhe VMRO-DPMNE-ja. Sipas saj Zoran Zaev vazhdon me publikimin e materialeve të krijuara të cilat i ka fituar falë bashkëpunimit me shërbimet e huaja.
“Edhe pse ekzistojnë fakte që janë bërë përgjimet në mënyrë ilegale, për të cilën tashmë një person është dënuar me burg. Sipas VMRO-së Zaev dhe përkrahësit e tij edhe më tej përpiqen ta manipulojnë opinionin se dëshmitë e krijuara i kanë marrë nga njerëz patriot, e jo nga mashtrues dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja sekrete, të cilët në tërësi e pranuan fajin. Në kumtesën e vmro-së thuhet se Përmes konferencës së sotme për shtyp, LSDM dëshiron ta bind opinionin se proceset zgjedhore nuk janë të rregullta dhe se qindra mijëra qytetarë të cilët kanë votuar me bindjet e tyre VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin “Pë Maqedoni më të mirë”, shumë mirë e dinë a kanë votuar dhe pse kanë votuar.
Secili votues I VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit le të përkujtojë, a ka votuar për arsye me të cilat sot na akuzon Zaevi ose për arsye politike të partisë, veprat të cilat I kanë bërë, fabrikat të cilat janë hapur, 120 mijë vende të reja pune, rrugët e reja, spitale, shkolla, rritje të pensioneve, ndihma sociale, para në sektorin publik, mbështetje për bujqit. Zaevi harron se zgjedhjet e vitit 2011 dhe në ato të 2013 ai dhe partija e tij I pranuan humbjet dhe pranuan luftën e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, dhe përderisa Zaev dëshiron të japë një pasqyrë se dikush ia ka vjedhur zgjedhjet në vitin 2014, ta përkujtojmë në deklaratat e tij në të cilat në shumë raste pranoi se edhe sikur të mos ishin dobësitë për të cilat ai na akuzon, zgjedhjet do ti fitonte VMRO-DPMNE-ja por do të ishin me një dallim të vogël.”, thuhet më tej në reagimin e VMRO-DPMNE-së.