Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniReagon nënkryetarja e Aleancës: Heqja e shtesës për fëmijën e tretë është...

Reagon nënkryetarja e Aleancës: Heqja e shtesës për fëmijën e tretë është veprim skandaloz

Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi nëpërmjet një postimi në facebook ka reaguar për ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të fëmijëve që parashohin shfuqizim të shtesës për fëmijën e tretë, njofton Fol.

“Ndërprerja e shtesave për lindjen e fëmijës së tretë dhe nga ana tjetër pensione për ata që kanë së paku një ditë pune, s’është asgjë tjetër veç alokim i mjeteve nga një etni shumicë në një tjetër kategori të etnisë shumicë!

Ky është veprim skandaloz tejet diskriminues, për të cilin do të mbajnë përgjegjësi të gjitha partitë shqiptare në pushtet. Goditje në buxhetin edhe ashtu të rrënduar të qytetarëve shqiptar dhe një arsye më shumë të boshatisen trojet tona. Ndoshta ky është dhe qëllimi!”– ka shkruar Bujare Abazi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments