Saturday, October 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeUncategorizedReagon Lëvizja Besa për moszbatimin e gjuhës shqipe

Reagon Lëvizja Besa për moszbatimin e gjuhës shqipe


Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Për çdo ditë kjo qeveri po dëshmon se nuk është e aftë për të implementuar ligjet të cilat me shumë mund dhe sakrificë janë sjellë me një konsensus të brishtë ndëretnik.

Qeveria aktuale jo vetëm që nuk po arrin të futë në procedurë parlamentare ligjet të cilat i ka dakorduar me Lëvizjen Besa, gjatë ndryshimeve të fundit kushtetuese, por po kjo Qeveri LSDM-BDI, po dështon edhe në implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.
Pas njoftimeve të djeshme të zv.sekretarit të Qeverisë, që vjen nga rradhët e BDI-së, se Qeveria ende nuk ka formuar Inspektoratin Shtetëror, institucion ky i cili do duhet të bëjë përcjellje instuticionale të implementimit të gjuhës shqipe konform ligjit të cilit ka dhënë mbështetje edhe Lëvizja Besa.

Shtrohet pyetja, se me çka merren përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, BDI-ja dhe partitë e tjera, kur edhe pas gjashtë muajve nuk po arrijnë të krijojnë institucionin kryesor i cili do bëjë inspektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, ndërsa në anën tjetër për çdo ditë kemi me qindra shembuj të bastardimit të gjuhës shqipe, mos përdorimi i duhur si dhe shkelje që kanë të bëjnë me përdorimin e të njejtit.

Për fat të keq, po dëshmohet se edhe kjo qeveri si ajo e kaluara që kanë emëruesin e përbashkët BDI-në, nuk kanë kapacitet për të punuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, prandaj zgjidhja e vetme e cila do kristalizojë skenën politike janë zgjedhjet e parakohshme, me ç’rast jemi të bindur se opozita shqiptare do jetë fitues absolut dhe përfaqësues i denjë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Abdush Demiri, nënkryetar i Lëvizjes BESA

15.07.2019 Zyra për Informim
Shkup Lëvizja BESA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments