Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReagon BFI: Qani Nesimi duhet t’i lëshojë zyrat e Muftinisë në Tetovë

Reagon BFI: Qani Nesimi duhet t’i lëshojë zyrat e Muftinisë në Tetovë

Nga Bashkësia Fetare Islame kanë reaguar pas tensioneve që janë krijuar në Myftininë e Tetovës pas emërimit të ri Selver Xhemailit për myfti, përcjell TV21. Nga BFI thonë se ish myftiu Qani Nesimi nuk ka të drejtë të shfrytëzojë hapësirat e Muftinisë dhe vulat.

Reagimi i plotë i BFI-së:

Bashkësia Fetare Islame e,RMV e sheh të arsyeshme që opinionin e gjërë, imamët, dhe mutevelitë e xhamive edhe njëherë ti njoftoj me sa vijon:

1. Më datën 09. Nëntor Qani Nesimi shkarkohet nga detyra Myfti i Muftinisë së Tetovës me vendim unanim të Rijasetit dhe më pastaj i është tërhequr muraselja dhe me këto vendime humb legjitimitetin e Muftiut dhe duhet t’i lëshoj zyrat e Muftinisë, njëherit prej atij momenti nuk ka të drejtë të përdorë vulat e Muftinisë, e as paraqitja e tij si Mufti. Përdorimi i vulave dhe paraqitja si Mufti janë vepra penale.

2. Në gjyqin administrativ të gjitha ankesat i janë refuzuar dhe me këtë ai edhe juridikisht nuk është Mufti i Muftinisë së Tetovës, dhe çdo ditë që qëndron në zyrat e Myftinisë konsiderohet uzurpim i tyre dhe ligjërisht konsiderohet një qytetar i rëndomtë;

3. Tashmë emri i tij si Mufti është fshirë edhe nga Regjistri qendror dhe në vend të tij qëndron ushtruesi i detyrës i emëruar nga Rijaseti i BFI e RMV Dr. Selver Xhemaili;

4. Shkarkimi i Qani Nesimit është bërë nga shkaku i aktivitetit të tij destruktiv për këto shkaqe:

– prej momentit kur i humbi zgjedhjet më 09.Nëntor 2020 me 18 me 3, nuk arriti ta tejkaloj shqetësimin e humbjes dhe menjëherë filloi distancimin me organet më të larta të BFI;

– pastaj mosraportimi dhe moskoordinimi me organet më të larta në sferën e denacionalizimit të pronave që rezultoi me humbjen e disa ndërtesave te Arabati dhe 12.000 m katror si dhe shatërvani të cilat tashmë në kadastër janë prona të Teteksit dhe vazhdon me të njëjtin qëndrim;

– fyerja e organeve më të larta publikisht me fjalët më të ndyta dhe shpifjet e paargumentuara rëndë thyen Kushtetutën e BFI dhe Normativën e saj;
– mbajtja e mbledhjeve të muftinisë nga muftiu i shkarkuar automatikisht është e pa vlefsheme , por edhe për faktin se vendimet e sjella janë të pavlefshme, sepse konform Kushtetutës së BFI ( neni 26 i Kushtetutës së BFI) çdo mbledhje ku nuk ftohet Rijaseti i BFI mbledhja dhe vendimet e saja janë jo legjitime;

– moslejimi i komisionit inspektues për rrjedhat financiare, po ashtu është thyerje e rëndë e Kushtetutës së BFI e RMV,

– dy herë tentim për destabilizim të BFI, po ashtu është akt i rëndë kundër rendit të BFI dhe organeve të saja;

– tentimi i shitjes së barakave të vjetra që janë në pronën e vakufit të BFI, po ashtu është tentim për keqpërdorim të mjeteve materiale të Muftinisë;

– keqpërdorimi i dokumentacionit duke falsifikuar dokumentet është shkelje drastike e detyrës së Muftiut;

– e ashtuquajtura mbrojtja e zyrave të Muftinisë me kërcënime dhe mos lejimi për të marrë detyrën u.d. Myftiut është vepër e paskrupullt dhe në kundërshtim me vendimet e Rijasetit të BFI e RMV;

Andaj, pas gjithë kësaj apelojmë te besimtarët, nëpunësit fetarë, mutevelinjtë e xhamive të mos binë pre e mashtrimeve të ish Myftiut, dhe se nuk mbajmë përgjegjësi për mjetet materiale, si dhe problemet tjera që mund të ndodhin.

Zyrat e muftinisë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në muftini.

Kërkojmë nga organet e rendit që të zgjidhin këtë situatë në bazë të akteve normative.

Në vazhdim ju sjellim:

1. Vendimet e refuzimit të ankesave në Gjykatën administrative;

2. Vendimi i Regjistrit qendror ku Myfti është Dr. Selver Xhemaili edhe ligjërisht Qani Nesimi është i shkarkuar;

3. Vendimet e humbjes së Arabatit në Tetovë;

Zyra për informim e BFI të RMV

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!