REAGIM
PSE BDI MASHTRON DHE HELMON BANORËT E LLABUNISHTËS ?!!
Të nderuar qytetar.
Të nderuara mediume.
Duke patur parasysh situatën e padurueshme të krijuar në Llabunishte dhe vendbanimet përeth, për shkak te vazhdimit me punë te guroreve te dhëna me koncesion nga pushteti i kaluar VMRO-BDI ndërsa nuk ndërpriten nga pushteti LSDM-BDI, aktiviteti i te cilëve shkakton dëme të mëdha banoreve të ketij rajoni.
Si në aspektin shëndetsor duke ndotur ambientin jetësor vihet në rrezik shendeti i banorëve , ashtu edhe nga aspekti i dëmtimit të infrastukturës rrugore ,te mos flasim për shkatërimin e pasurive natyrore në malin Jablanicë.
Si është mundur qe në nje zone ku banojne diku 10.000 banorë te jepen mbi 6 koncesione per gurore.
Kush mban përgjegjësi per keto havari natyrore te shkaktuara nga pushteti i kaluar, në te cilën pushtetin ka ndarë BDI me ministrat e saj.
Pyetja që lind natyrshëm është kur ka gjykuar drejtë BDI?
Në pushtetin me VMRO-në kur i ka ndarë këto koncesione, apo sot kur është në pushtet me LSDM-n dhe thote me populizëm se do ti ndërpresè po te njëjtat koncesione?!
Jo më larg se një muaj , ministri e ekonomisë z.Kreshnik Bekteshi premtoi publikisht se ne afat prej nje muaji do te ndaloheshin së punuari keto gurore ,duke iu ndërprerē keto koncesione.
Dy muaj po kalojne dhe jemi dëshmitar te gjithe se ato gurore vazhdojne te punojne me kapacitet te plote, per cka kemi edhe denoncime nga ana e banorëve të Llabunishtës.
Per ate shkak, i bejmë thirrje z.Bekteshi , pushtetit lokal në Strugë ,si dhe te gjithe institucioneve përgjegjëse qe te permbushin premtimet e dhëna, dhe te jene te përgjegjshëm para qytetarëve te komunës sonë.
Në të kundërtën i ftojmë te japin dorëheqje duke i dhënë fund populizmit të skajshëm që paraqesin cdo ditë.
Deri në përmbushjen e ketyre premtimeve Lëvizja BESA-Strugë përkrah cdo lloj forme proteste ,përshire edhe bllokimin e rrugëve .
#Struga_meriton_më_mire
#Struga_meritom_më_shume
Lëvizja BESA-Strugë
22.09.2019