Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniReagim nga Lëvizja Besa

Reagim nga Lëvizja Besa


REAGIM

Duke pasur parasysh se këto ditë ka deklarata nga disa eksponent të partive qeveritare, që duan të krijojnë huti duke thënë se nuk ka mundësi të merren parasysh amandamentet e propozuara nga Lëvizja BESA, duam të japim këto sqarime:

Votimi për ndryshimet kushtetuese në parlament është çështje e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike. Edhe pse qeveria që përbëjnë LSDM dhe partitë e tjera shqiptare është propozuese, vendimin e merr parlamenti me 2/3 e votave, që në vetvete nënkupton se në qoftë se qeveria nuk i merr parasysh kërkesat plotësuese të partive opozitare me arsyetime të paqëndrueshme procedurale, atëherë edhe partive të papërfillura opozitare ju pamudësohet të jenë pjesë e proçeseve të rëndësishme drejt integrimit në NATO dhe BE. Nuk është rastësi që kerkohet një numer më i gjërë votash dhe qëllimi është të pasqyrohet interesi i të gjithë atyre që votojnë dhe vullneti i atyre që ata përfaqësojnë.

Këtu qeveria nuk duhet të ketë qasje përjashtuese duke u kufizuar vetëm në interesat politike të partive të koalicionit, por duhet të jetë gjithëpërfshirëse duke marë në konsideratë edhe vullnetin e të gjithë palëve që nuk janë pjesë e qeverisë.
Përndryshe, ajo vetë do ta mbajë përgjegjësinë për dështimin e mundshëm të votimit për shkak të shpirtngushtësisë së saj politike. Tani nuk është koha për të shmangur përgjegjësinë, por për të marrë përgjegjësinë me vendime të guximshme dhe çdo projekt të përmbajë inkluzivitet në proces të të gjithë palëve përfshirë edhe partitë opozitare shqiptare.

Zyra për informin/ Kabineti i Kryetarit, Bilall Kasami

26.10.2018

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!