Iniciativa “Drejtësi për Almirin” për sot paralajmëron protestë masive para Qeverisë së Maqedonisë, me fillim nga ora 13:00.
Kjo protestë vjen nga vendimi për rikualifikimin e lëndës dhe lirimit nga paraburgimi të të akuzuarit Boban Iliq.
Të pa kënaqur dhe revoltuar nga ky vendim, shumë qytetarë kanë treguar mbështetje për këtë protestë.
Iniciativa “Drejtësi për Almirin” apelon që protesta të kalojë qetë dhe pa incidente.