Friday, November 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohet 55-vjeçari nga Ohri, që shkaktoi zjarrin në banesën e tij, tetë...

Arrestohet 55-vjeçari nga Ohri, që shkaktoi zjarrin në banesën e tij, tetë persona përfunduan në spital

Më 26 nëntor 2026, zyrtarë policorë të Stacionit Policor të Ohrit arrestuan një person 55-vjeçar nga Ohri, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr në banesën e tij, të ndodhur në rrugën “Goce Dellçev” në Ohër.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, pjesëtarëve të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Ohër dhe ekipeve mjekësore, është realizuar evakuimi i disa banorëve të ndërtesës.

Me automjete të Ndihmës së Shpejtë, tetë persona, të cilët kishin pësuar lëndime dhe vështirësi në frymëmarrje, janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.

Në koordinim me institucionet e tjera, SPB Ohër po ndërmerr masa shtesë për mbështetjen e banorëve dhe qetësimin e situatës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 55-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, njoftojnë nga SPB Ohër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!