Friday, November 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMot i vranët me reshje shiu sot në Strugë dhe në të...

Mot i vranët me reshje shiu sot në Strugë dhe në të gjithë vendin

Moti sot, e premte, 27 nëntor, në Strugë dhe në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut do të jetë i vranët, me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë më të dendura.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (UHMР), temperaturat minimale në nivel vendi do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 12 gradë.

Në Strugë, temperaturat pritet të lëvizin rreth 9 deri në 12 gradë Celsius, me mundësi të lartë për reshje shiu gjatë ditës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Sipas paralajmërimeve meteorologjike, moti me reshje do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, ndërsa me depërtimin e masave më të ftohta ajrore nga veriu, në zonat më të larta reshjet e shiut pritet të kalojnë në borë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!