Wednesday, May 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRaporti dy javorë: 85% e rasteve të reja me Covid-19 janë të...

Raporti dy javorë: 85% e rasteve të reja me Covid-19 janë të pavaksinuar

“Në periudhën nga 06.08 deri me 19.08.2021, në të gjithë territorin e vendit me Covid-19 janë diagnostikuar 9.881 qytetarë, ndërsa 15 për qind prej tyre kanë qenë të vaksinuar plotësisht, gjegjësisht 1.507 persona. Sipas statistikës 8.374 qytetarë të diagnostikuar me Covid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore në këtë periudhë kohore kanë analizuar edhe numrin e personave të vaksinuar, të cilët për shkak të infektimit me Covid-19 janë shtrirë në spital për trajtim shëndetësorë.

“Përqindja e pacientëve të shtrirë në spital të cilët nuk janë vaksinuar është 91%, ndërkaq vetëm 9% nga gjithsej 724 persona të shtrirë në spital nga Covid-19 janë të vaksinuar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas statistikave dy javore, vdekshmëria tek pacientët e pavaksinuar është në nivel shumë më të lartë.

“Në periudhën dy javore, në territorin e të gjithë vendit kanë ndërruar jetë 101 pacientë me Covid-19, 92 prej të cilëve nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërkaq vetëm 9 pacientë, respektivisht 8 për qind kanë qenë të vaksinuar”, informojnë autoritetet shëndetësore.

Në mesin e pacientëve të vaksinuar ka persona që janë imunizuar me vaksina që janë të qasshme në vendin tonë, por edhe me vaksina si Johnson Johnson dhe Moderna, të cilat pacientët i kanë marrë jashta shtetit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments