Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRanë këto skulptura dhe u pamë

Ranë këto skulptura dhe u pamë

Autor: Arbër Çeliku

Ranë këto skulptura dhe u pamë

Njëherë e një kohë, kur të rinjtë martoheshin me shkuesi, një djaloshi ia kishin treguar nusen e tij përmes penxheres së rrjetëzuar me perimetër 10 cm2 të nevojtores, teksa ky kishte qëndruar rreth 300 m larg në rrugë. Kishte mundur t’ia shihte vetëm dhëmbët, duke u mburrur para prindërve kur kishte ardhur në shtëpi, se nusja dhëmbët brisk i paskësh. Kuptohet që e kishin mashtruar me një vajzë tjetër, ngaqë kur ia kishin sjellë në shtëpi, jo që dhëmbët nuk i kishte pasur “brisk”, por kishte qenë tepër e shëmtuar. Siç e donte zakoni, të nesërmen, nusja e kishte pyetur dhëndërrin: “Kujt t’i dal, e kujt të mos i dal?” Ai kokëulur i kishte thënë: “Dili kujt të duash, vetëm mua mos më dil”.
Nejse, nga turpi, ai e kishte mbajtur, por dhe kishte jetuar i palumtur gjithë jetën e lume.
Teksa i përcolla në mediume shpalosjet e shtatoreve të heronjëve tanë legjendarë në Prizren, të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, seç m’u kujtua kjo ndodhi e moçme në Kërçovë. Ishin po aq të shëmtuara, të deformuara dhe për faqe të zezë. Për dallim nga koha kur kishte jetuar dhëndërri, sot është turp me i mbajt ato në qytetin e bukur të Prizrenit. Nga ana tjetër është poshtërim, denigrim dhe përçmim për heronjtë tanë legjendarë dhe për mbarë kombin shqiptar.
Ka kohë, që unë paralajmëroj për degradimin shoqëror në vazhdimësi nga ana e profetëve të rrejshëm, të cilët na kanë sjellë buzë greminës dhe nivelin e cilësisë në arsim, shkencë, kulturë dhe sport e sollën nën nivelin zero. Mirë që skulpturat shihen, por për çdo ditë merren tituj shkencorë pa asnjë kriter elementar, madje me cenime të rënda të normës gjuhësore dhe askush nuk e çan kokën për këtë, as shteti dhe as mileti.
Faturën përsëri populli po e paguan, ani se qëndron indiferent…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments