Wednesday, March 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiRamiz Merko: Struganët sot frymojnë lirshëm, kanë gjetur qetësinë, kanë gjetur sigurinë!...

Ramiz Merko: Struganët sot frymojnë lirshëm, kanë gjetur qetësinë, kanë gjetur sigurinë! Ziadin Sela shkatërroi gjithçka

Bashkimi Demokratik për Integrim me anëtarët dhe simpatizantët e saj në sheshin Iliria të Tetovës, dje filluan festën me rastin e fitores në shumicën e komunave shqiptare në Maqedoni në zgjedhjet lokale që sapombaruan.

Me fillim në ora 18:00 në Tetovë,në sheshin Iliria, me pjesëmarrjen e Kryetarit Ahmeti dhe të gjithë kryetarëve të komunave si dhe shtabit qendror dhe shtabet komunale e lokale filloi festa e kësaj partie dhe njëkohësisht falenderuan qytetarët që mbështetën BDI-në në këto zgjedhje lokale.

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Strugë, z.Ramiz Merko falenderoi qytetarët që në Strugë i thanë PO Ali Ahmetit dhe BDI-së për një mirëqenie më të mirë dhe i thanë jo Ziadin Selës që sipas Merkos rrezikoi jetesën në Strugë, që për katër vite shkatërroi gjithçka në Strugë.

“Sot struganët frymojnë lirshëm, struganët kanë gjetur qetësinë,kanë gjetur sigurinë, kanë gjetur bashkëjetesën në komunën multietnike të Strugës.Në katër vitet e ardhshme do të investojmë në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, urbanizëm dhe në shumë sfera të tjera.”, u shpreh Ramiz Merko para të pranishmëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments