Rruga që nga posta e qytetit deri te ura e Strugës e cila u hap vetëm për dy ditë,nuk do të hapet më por se do të qëndroj e mbyllur ashtu si ka qenë 4 vite më parë e realizuar nga administrata e kaluar komunale,mëson Struga Ekspres nga burimet e saj.
Kujtojmë se në fillim të marrjes së detyrës nga Ramiz Merko në pozitën e kryetarit të komunës së Strugës, hapja e rrugës krijoj huti dhe moskënaqësi tek qytetarët, por pati edhe nga ata që ju gëzuan këtij veprimi të hapjes së rrugës.
“Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko as nuk e ka ndërmend të hap përsëri këtë rrugë.Gjërat e mira ngelen të mira për qytetin”, shprehet për Struga Ekspres një nga njerëzit më të afërt të Ramiz Merkos, i cili preferoi të ngelej anonim! (Struga Ekspres)