Wednesday, December 7, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeQytetiRamiz Merko: Dita e djeshme në Strugë do të hyj në histori...

Ramiz Merko: Dita e djeshme në Strugë do të hyj në histori si një ditë madhe

Të nderuar qytetar të Komunës së Strugës,dita e djeshme do të hyj në histori si një ditë e madhe e cila dëshmoj demokracinë dhe pjekurinë e qytetarëve të vendit tonë, jo vetëm në Strugë por në të gjithë vendbanimet ku jetojnë shqiptarët në R.e Maqedonisë. Dëshiroj që t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve të komunës së Sgtrugës e t’ju falenderoj përzemërisht për daljen tuaj dhe numrin e madh të qytetarëve që masovikisht dolën dhe e shprehën të drejtën e tyre demokratike nëpërmjet votës se lirë.
Falenderoj të gjithë qytetarët pamarr parasysh bindjeve të tyre politike sepse treguam që të gjithë pjekuri dhe kulturë të jashtëzakonshme politike.
Dolëm dhe votuam masovikisiht. Dëshmuam edhe njëherë që Struga është djep i qytetarisë në vendin tonë.
Me këtë rast do të doja që edhe njëherë të falenderojmë të gjithë ata cilët dhanë kontributin e tyre gjatë kësaj fushate e cila më 29 Tetor u kurorëzua me një rezultat të madh dhe me një fitore të madhe.
Faleminderit për aktivisitët e BDI-së, simpatizantët, dashamirët dhe të gjithë miqtë tanë të cilët kontribuan gjatë këtyre javëve.
Të dashur qytetar, ju siguroj që kjo fitore nuk është fitore e imja, por është fitore e juaja dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Strugës. Ne së bashku e fituam Komunën tonë dhe do punojmë për të mirën e përbashkët , për të ardhmen tonë, të fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona. Ju premtoj një Strugë europiane, një Strugë ku të gjithë do ta gëzojmë njëllojë pa marr parasysh bindjeve politike, përkatësisë etnike apo ngjashëm. Sepse komuna është e Strugës dhe e të gjithë banorëve të këtij qyteti të bekuar.
Ju ftojë që nga tani e tutje të punojmë bashkërisht për Strugën tonë, të punojmë të gjithë sëbashku për Komunën që kemi dashur dhe që duam.
Zoti ju bekoftë të gjithëve, zoti e bekoftë Strugën tonë të bukur.
Ju faleminderit nga zemra.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments