Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiRamis Merko, Dashmir Nasufi dhe Resul Kaba pritën sot përfaqësues nga Instituti...

Ramis Merko, Dashmir Nasufi dhe Resul Kaba pritën sot përfaqësues nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (FOTO)

Sot në ambientet e Sallës së madhe të Këshillit të komunës së Strugës, Kryetari i komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me shefin e kabinetit z. Dashmir Nasufi dhe kryetarin e këshillit komunal z. Resul Kaba pritën në takim përfaqësues nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, të cilët po zhvillojnë një trajnim modular tri ditor në Republikën e Maqedonisë me funksionar dhe zyrtarë të disa komunave.

Takimi ka për qëllim thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit strategjik, shkëmbimin e nevojave politik-bërëse dhe njohjen e praktikave të Maqedonisë në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal kryesisht me komunën e Strugës.

Kryetari i komunës së Strugës i përshëndeti të pranishmit dhe ua prezantoi shkurtimisht qytetin dhe komunën e Strugës. Fillimisht ai i informoi për funksonimin e komunës si institucion si dhe për funksionimin e këshillit komunal.
“Ashtu sikur në Kosovë edhe tek ne në Maqedoni kryetari zgjidhet drejtpërdrejt nga populli me një mandat katër vjecar. Ky është mandate im i tretë si kryetar i komunës së Strugës. Në kuadër të komunës së Strugës funksionon Administrata komunale e ndarë në Sektorë dhe Njësi. Poashtu, komuna menaxhon dhe me dy ndërmarrje publike, atë të ujsjellës dhe kanalizim si dhe me ndërmarrjen për menaxhimin e mbeturinave në qytet. Këshilli komunal numëron 27 këshilltar, me kryetar z. Resul Kaba” – theksoi Merko.

Përpos, informimit nga ana e kryetarit fjalën e mori dhe Drejtori Ekzekutiv i Kosovo Local Government Institute, z. Besnik Muçaj i cili falenderoi për pritjen në këtë takim kryetarin e komunës dhe për mundësin e dhënë për përafrimin dhe shkëmbimin e përvojave në mes të komunës së Strugës dhe atyre të Republikës së Kosovës.

Më tej, delegacioni i përbërë nga zyrtarë të komunave patën rastin e hapjes së diskutimeve dhe pyetjeve drejtuar kryetarit të komunës sa i përket disa cështjeve kyc sic janë: funksionimi i administratës komunale me udhëheqësit e njësive dhe sektorëve, cështjes së arsimit, funksionimit të qendrës për zhvillim rajonal, funksionimit dhe udhëheqjes së ndërmarrjeve publike e kështu me radhë,

Për fund Kryetari i komunës së Strugës u shpreh i gatshëm për bashkëpunimin e mëtejshëm në interes për të dyja palët pse jo dhe me binjakëzim të komunave të Kosovës me komunën e Strugës.
(Komuna e Strugës)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments