Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiRajmonda Mamudi-Shei: ËNDËRR e Ramiz Merkos

Rajmonda Mamudi-Shei: ËNDËRR e Ramiz Merkos

ËNDËRR e Ramiz Merkos

Që shqiptarët të distancohen nga politikat e Aleancës për Shqiptarët është ëndërr e kryetarit të zgjedhur kundër vullnetit të shumicës shqiptare, Ramiz Merko. Që unë dhe shumica e elektoratit shqiptar të Strugës, që dita ditës edhe më shume shtohen, të distancohemi nga politikat e ASH-së dhe Ziadin Selës është ëndërr e parealizueshme e Ramiz Merkos.

Pas diskutimit të ashpër që patëm sot në seancën e Këshillit të Komunës së Strugës, ku temë kyqe ishte llogaria përfundimtare sulme të ulta janë të pritshme, para akuzave të rënda që u bënë mbi harxhimet joracionale te mjeteve nga buxheti i komunës dhe mungesa e argumentave për tu mbrojtur çdo gjë pritet.

Qytetarët e meritojnë të vërtetën, dhe kjo është e vërteta e vetme nga diskutimi im.

Ramiz Merko, sa herë që pyes unë ose kolegët tjerë këshilltarë të opozitës, të pyesin qytetarët që na kanë dhënë zë, ata që paguaan taksa e tatime në këtë vit të vështirë pandemie, e ju pa ju dredhur qerpiku i harxhuat ashtu siq e keni zakon.
Ju kërkova të mos hidhni topin duke sharë ish kryetarin e komunës, dhe ish funksionerët, por të mbani përgjegjësi për dëmet që i keni shkaktuar buxhetit të qytetarëve në këtë kohë krize.
Ju kërkova që të mos ankoheni nga funksionerët e mandatit të kaluar kur keni plot material për tu krahasuar me veten, tregoni qytetarëve çfarë punuat gjatë viteve 2009-2013.

Gjithashtu kërkova përgjigje ku dhe kur i hëngrët drekat e darkat, kur e dijmë se prej 11 marsit kemi qënë ne izolim, një periudhë të gjatë kohore restorantet ishin mbyllyr, kur akoma nuk mund të mblidhen dhe të hanë në restorant më shumë se 4 persona.
Ku i harxhuat 1.686.895 denarë (27.500 euro) të reprezentacionit,
ku i harxhoi administrata komunale 986.805 denare (16.000 euro) të reprezentacionit.

Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe kryetari i këshillit ka harxhuar
– 721.306 (rreth 12.000 euro) për reprezentacion dhe
– 1.167.891 denare (19.000 euro) për shpenzime tjera
në një vit ku këshilli nga marsi nuk është mbledhur, dhe seancat janë mbajtur në distancë, nëpërmjet platformës elektronike.

Sëbashku keni harxhuar rreth 75.000 euro për reprezentacion dhe shpenzime tjera të këshillit, vallë a do mjaftonin për ti furnizuar të gjithë qytetarët me vitamina?!
Rajmonda Mamudi-Shei

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments