Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriRa të flinte dhe nuk u zgjua më, ky është 13-vjeçari shqiptar...

Ra të flinte dhe nuk u zgjua më, ky është 13-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në gjumë

I gjithë komuniteti i Traversetolo, Itali është i tronditur nga vdekja e Jonson Sulika, 13-vjeçarit shqiptar i cili vdiq në gjumë gjatë natës midis të hënës 12 dhe të martës 13 shkurt.

Tragjedia ka tronditur rëndë familjen shqiptare, e cila jetonte prej vitesh në Traversetolo dhe ishte e njohur në qytet. Jonson ishte në vitin e fundit në shkollën Manzoni. Kur lajmi filloi të qarkullonte në qytet mëngjesin e djeshëm, shumë fëmijë nuk mund ta besonin. Ata hynë në shkollë me trishtim në sy, disa prej tyre e dinin që Jonson nuk ishte më aty, të tjerët u informuan nga mësuesit. Miku i tyre, bashkëmoshatari i tyre nuk ishte më aty.

Ditën e djeshme, në shtëpinë e familjes Sulika, e cila jeton në një zonë qendrore të qytetit, ka pasur vizita nga persona që e kanë njohur. Kryetari i komunës së Traversetolo Simone Dall’Orto gjithashtu mbërriti në shtëpinë e tyre për të shprehur ngushëllimet e administratës komunale. Gjithashtu u vendos që të shtyhen të gjitha festimet lidhur me karnavalet e planifikuara për këtë fundjavë.

Ka qenë motra e vogël e Jonson ajo që e kuptoi se diçka nuk shkonte. Edhe pse ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, për 13-vjeçarin shqiptar nuk mund të bëhej më asgjë. Do jetë autopsia ajo që do të përcaktojë përfundimisht shkaqet e vdekjes.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!