Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQytetari i revoltuar djeg librezën e LSDM dhe akuzon Zaevin dhe Halimin...

Qytetari i revoltuar djeg librezën e LSDM dhe akuzon Zaevin dhe Halimin (VIDEO)

Banori i fshatit Orlancë i Komunës së Haraçinës përmes një video ka rrëfyer golgotën që ka përjetuar si pasojë e premtimeve direkt nga Kryeministri Zaev por edhe Kryetarja e Komunës Haraçinë Milikije Halimi dhe Kryetari i Degës së LSDM-Haraçinë Agron Halimi.

Qytetari, thotë se për 18 vite ka punuar në Aeroportin e Shkupit,por pas një problemi shëndetësore ka filluar procedurën për fitimin e të drejtës për pension invalidorë, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu si duhet.

 

Ai thotë se pas një kohe të gjatë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga fondi pensional ose Ministria e Punës dhe Politikës sociale dhe ka kërkuar ndihmë gjithandej.

Bekim Halimi thotë se ka marrë premtim direkt nga Kryeministri Zaev se puna e tij do të rregullohet dhe do të fitoj pensionin invalidorë, ai thotë se premtime dhe garanca ka marrë edhe nga Kryetarja e Komunës Milikije Halimi por dhe Kryetari I Degës së LSDM në Haraçinë.

Bekimi thotë ,,më gënjyen,më lanë edhe pa pension edhe pa punë edhe pa shëndet,pa të ardhura.

Bekim Halimi nga Orllanca thotë se ka qenë edhe pjesëtarë i UÇK-së por askush s e ka ndihmuar, kurse në shenjë revolte ka djegur librezën e anëtarësisë së LSDM.

Për më shumë ndiqni videon:

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments