Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëQytetaret se shpejti kufirin do ta kalojne pa pasaporta

Qytetaret se shpejti kufirin do ta kalojne pa pasaporta

Qeveria e Kosovës e ka miratuar në parim nismën për marrëveshjen me Maqedoninë përmes së cilës qytetarëve të të dyja vendeve do iu mundësohet kalimi i kufirit pa pasaporta.

Sipas komunikatës së qeverisë së Kosovës “marrëveshja rregullon lëvizjen e shtetasve të të dyja vendeve në territorin e palës tjetër pa viza dhe me një dokument të vlefshëm udhëtimi ose kartë të vlefshme biometrike të identitetit dhe do të avancojë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve dhe lëvizjen e lirë të njerëzve”.

Ndërkohë nga Qeveria e Maqedonisë njoftojnë se delegacionet e dy vendeve kanë harmonizuar tashmë tekstin e marrëveshjes, së shpejti e njëjta do të kalojë në procedurë qeveritare dhe do të nënshkruhet nga përfaqësues të qeverive të dyja vendeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!