Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQytetarët kërkojnë uljen e çmimeve të maskave

Qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve të maskave

Për dallim nga ditë më parë, sot vërehet numër më i madh i qytetarëve të cilët mbajnë maska. Ata me të cilët bisedoi TV ALSAT thonë se edhe në vendin tonë duhet të respektohen masat siç po ndodh në të gjithë botën. Por kërkojnë që shteti të veprojë për lirimin e çmimeve të maskave.

“Mendoj se duhet të mbahen maska për shkak se kjo sëmundje nuk është lojë. Shumë njerëz vdesin, duhet të jemi të vetëdijshëm. E tani kur shëtis e vetme nuk e vendos, andaj e mbaj me vete dhe kur shkoj nëpër shitore e vendose. Dhe duhet të dënohen ata që nuk mbajnë. Shoh shumë njerëz mblidhen në shoqëri dhe nuk mbajnë maska, a as largësinë se kanë në rregull”.

“Duhet pasi krejt Bota po e vendos këtë masë edhe ne duhet tu përshtatemi atyre. Por edhe shteti duhet të na ndihmoj neve si popull, jo vetëm me i sjell ligjet dhe me na dënuar. Maskat duhet shteti me na dhënë jo me i ble neve vetë. Një maskë duhet ta mbajmë tre orë dhe ta blejmë tjetrën a po? Një maskë është 50 a 60 denarë. Ja këtë e kam qepur vetë”.

Edhe pse të rrallë, por vazhdon të ketë qytetarë që nuk besojnë në ekzistimin e Virusit Korona dhe nuk mbajnë maska.

“Mua më duket se Korona nuk ekziston. Pse e mbani maskën atëherë? Unë ndonjëherë kur duhet të hyjë në shitore, përndryshe nuk mund të marr frymë aspak”.

“Nuk besoj në kështu punë, nuk besoj që ka Korona”.

“Ato maska duhet ti paguaj dikush, a i jep shtetit. 50 denarë është maska as se kam mend me e vendos bile. Nuk ka lidhje, korona nuk ka lidhje bac”.

“Mendoj se nuk është mirë, mendoj se duhet ti lënë njerëzit vet të vendosin nëse duan të mbajnë ose jo maskë. Besoj se ekziston pandemia siç e njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë por mendoj se më ka kaluar dhe njerëzit duhet të kenë më shumë liri që vetë të vendosin nëse duan të jenë të mbrojtur ose jo”.

Deri në fund të Pandemisë qytetarëve iu është kërkuar që në ambiente të mbyllura, sidomos në markete, në banka dhe në ambiente të hapura ku është e pamundur ruajtja e distancës fizike prej 2 metrash, sidomos nëpër tregje të mbajnë maska ose pajisje të tjera mbrojtëse, në të kundërtën do të gjobiten. Për kompanitë që nuk do të sigurojnë mjete mbrojtëse për punonjësit e tyre dënimi është 2000 euro, ndërsa për përgjegjësit e kompanive parashikohet dënim prej 500 euro.

Mefail Ismaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments