
Qeveria ka vendosur që administrata publike nuk do të ketë shpërblim në festat e fundvitit.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Edhe këtë vit arsimtarët do të mbesin pa marë një shpërblim edhe pse ligji e parashikon një gjë të tillë. Jashtë shpërblimit pritet të mbesin edhe mjekët.
Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
“Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore”, thuhet në komunikatë.
 
 
 

 
		 
 
		 