Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGjyla Çeliku prezanton Lëvizjen e re në Maqedoni, "Lëvizja Qytetare Europiane"

Gjyla Çeliku prezanton Lëvizjen e re në Maqedoni, “Lëvizja Qytetare Europiane”

Të dashur miq, është koha që unë t’ju njoftoj që jemi organizuar një grup intelektualësh, prioritet ekspertët e shkencave politike dhe pastaj çdo profesion në çdo fushë të nevojshme. Ne vendosëm që të dalim me një lëvizje e cila është nevojë e kohës duke u bazuar nga anketat e realizuara, nga konsultat me vendasit tanë dhe ndërkombëtarët.
Ju e dini që zëri im nuk është ndalur sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që kam protestuar sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që kam ndihmuar sa herë që ka qenë nevoja…
Ju e dini që zërin e gruas kam dashur ta dëgjoj fuqishëm në politikë dhe fatkeqësisht ekzekutivi i partive shqiptare në pushtet është pa asnjë femër, marri dhe turp.
Ju e dini që kam qenë opozitare sepse kam dashur që të bie regjimi…
Ju e dini që jam zhgënjyer nga përkrahjet e mia, ndaj tash vetja s’do më zhgënjej.
Ju e dini që kam protestuar edhe për mbrojtjen e ambientit…
Ju e dini që më qan shpirti për të burgosurit e pafajshëm shqiptarë…
Ju e dini që me shpirt e me zemër u organizova për regjistrimin e popullsisë dhe kur e kuptova manipulimin ndalova, sepse s’doja juve t’ju zhgënjej popull i dashur.
Ju e dini që për tragjedinë e Tetovës nuk jam ndalur asnjë çast duke kërkuar llogari, por dhe për tragjedinë e Bullgarisë e njejta gjë dhe e kam shpirtin zi.
Ju e dini që unë çdo gjë e kam bë pa qenë anëtare në asnjë parti dhe tash është koha që popullit t’ia jap edhe këtë mundësi dhe të vazhdoj ashtu stoike siç qëndrova.
Programin e lëvizjes tonë do keni mundësi ta lexoni online dhe do jetë një program i realizuar nga profesorë ndërkombëtarë dhe vendas, por ajo thelbësorja është që kërkohet barazia dhe multietniciteti.
E bukura e lëvizjes do jetë rinia e diasporës e profesionalizuar dhe e gatshme këtu për të kontribuar, por ama duke qenë faktor në kryesi dhe strukturë të partisë.
Gratë do kenë fatin të kyqen pa hamendje sepse aty është një grua dhe zëri i tyre do dëgjohet dhe vlerësohet.
Fytyra të reja, jo të politizuara, fytyra pozitive, fytyra të bukura në shpirt dhe paraqitje, do jetë struktura e lëvizjes tonë:
💙LËVIZJA QYTETARE EUROPIANE💙
Na priftë e mbara dhe gëzuar!
Me shumë respekt,
Dr. Gjyla Celiku

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments