Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria e Maqedonisë po helmon shqiptarët

Qeveria e Maqedonisë po helmon shqiptarët

Teuta Nunaj

“Drejtuesit politikë shqiptarë, në nivel lokal dhe qendror, si të papërgjegjshëm, nuk po bëjnë ende përpjekjet e duhura dhe nuk marrin përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve të tyre. Ndërkohë, si për ironi, edhe ata thithin të njëjtin ajër të ndotur, të njëjtën sasi helmi, që nuk e ndalon dot froni, posti apo propaganda e tyre boshe”, shkruan Nunaj

Qarqet intelektuale në Shqipëri vazhdojnë të japin alarmin për helmimin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht në Tetovë, qytetin e dytë më të ndotur në botë. Një tekst të mrekullueshëm që sensibilizon opinionin në shqipëri, e ka bë gazetarja dhe publicistja Teuta Nunaj, ku trajton ndotjen alarmante të ajrit në Tetovë, nga fabrika “Jugohrom”. “Në Shqipëri, pak informacion kemi për problemet, që po kalojnë bashkëkombësit tanë, në qytetin etnik shqiptar dhe me numrin më të madh me banorë shqiptarë në Maqedoni. Problemi i niveleve të larta të ndotjes së ajrit po mbetet aty, pa zot dhe pa zgjidhje. Reagimet dhe protestat e qytetarëve, pa dashjen e tyre, nuk po japin rezultat. Rrjetet social ndjenë tezaurimin e parakohshëm të problemit. Duket sikur njerëzit e lodhur e besimëpak po pranojnë jashtë vullnetit këtë gjendje, si “fat” të tyre, të dhënë prej robit dhe jo prej Zotit. Drejtuesit politikë shqiptarë, në nivel lokal dhe qendror, si të papërgjegjshëm, nuk po bëjnë ende përpjekjet e duhura dhe nuk marrin përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve të tyre. Ndërkohë, si për ironi, edhe ata thithin të njëjtin ajër të ndotur, të njëjtën sasi helmi, që nuk e ndalon dot froni, posti apo propaganda e tyre boshe”, shkruan Nunaj.

Ajo nuk le pa përmendur edhe paradoksin se më “meritori” për helmimin e qytetit më të madh shqiptar në Maqedoni është ministri Nurhan Izairi.

“Si për ironi të fatit, Ministri e Ekologjisë në Maqedoni është shqiptar dhe është i pafuqishëm për të mbrojtur 340 mijë shqiptarët e Tetovës. Nuk mjaftuan as kambanat e mediave, as alarmet e institucioneve ndërkombëtare, as rritjet e përmasave të sëmundjeve kancerogjene, as shkallët e larta të vdekjeve si pasojë e grimcave helmuese, as kundërshtitë e banorëve, pasi drejtuesit e pushtetit qendror në Shkup, arbitrarisht vendosën të mos e mbyllin shkarkuesin e ndotjes vdekjeprurëse në Tetovë”, thekson Nunaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments