Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria e Maqedonisë do të pësojë ndryshime

Qeveria e Maqedonisë do të pësojë ndryshime

Zgjedhjet lokale kanë sjellë ndryshime të mëdha në pushtetin lokal në Maqedoni, gjegjësisht sipas rezultateve, LSDM ka marrë shumicën e komunave gjegjësisht 57 (me gjithë Qytetin e Shkupit), BDI 10, Aleanca me BESË 4 dhe PDSH 1, njofton Portalb.mk.

Sipas rezultateve pritet të ketë ndryshime në përbërjen qeveritare, por edhe në atë të parlamentare, pasi që një pjesë e funksionarëve qeveritar dhe deputetëve, kanë fituar në zgjedhjet lokale, gjegjësisht janë bërë kryetar komunash.

Ndryshimet në përbërjen qeveritare priten në pozitën e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi që Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët, u bë kryetar i Komunës së Gostivarit.

Në Qeverinë e Zoran Zaevit, gjithashtu do të duhet të ketë ndryshim në Ministrinë pa Resor për Investime të Huaja, pasi që Ramiz Merko i fitoi zgjedhjet lokale në Strugë.

Do të duhet të zgjidhet edhe zv/ministër i ri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, pasi që Visar Ganiu u bë kryetar i Komunës së Çairit.

PERSONA TË RINJ NË PARLAMENT

Në mesin e kësaj jave pritet që Parlamenti të vazhdojë me punë pas mbarimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas paralajmërimeve nga Kabineti i Talat Xhaferit, në seancën e parë do të konstatohen dorëheqjet e deputetëve nga blloku shqiptarë të dorëzuara përpara zgjedhjeve, do të ndiqet edhe informata për disa deputetë të cilët kanë marrë mandate, por edhe do të verifikohen mandatet e reja, transmeton Portalb.mk.

Në vend të Bilall Kasamit nga BESA, i cili nuk arriti që të bëhet kryetar i Komunës së Tetovës, deputet do të bëhet Nexhbedin Karemani. Dorëheqje ka dhënë edhe deputeti Zeqirija Ibrahimi i cili kandidoi për kryetar të Komunës së Çairit. Ibrahimi nuk arriti që t’i fitojë zgjedhjet lokale, ndërkaq pritet që në vend të tij si deputet pritet që të vijë, Rexhep Memdi, i cili ishte kandida për kryetar të Komunës së Studeniçanit, që gjithasht nuk fitoi.

Dorëheqje ka dhënë edhe Bardhyl Dauti i cili ishte kandidat për kryetar të Tetovës, ndërkaq në vend të tij pritet që të vijë Meral Uzairi-Fetai.

Grupi i deputetëve të LSDM-së gjithashtu do të ketë ndryshime pasi që për kryetar të Qytetit të Shkupit u bë Petre Shilegov, për kryetar të Komunës Karposhit Stefan Bogoev, të Shuto Orizares Kurto Dudush, të Kumanovës Maksim DImitrievski, të Gjevgjelisë Sasko Pockov, të Strumicës Kosta Janevski dhe të Shtipit Bllagoj Boçvarski.

Në vend të tyre pritet që të bëhen deputetë: Tatijana Llallçevska, Aneta Simeska-Dimoska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Kostandin Kostadinov, Agim Murtezanov dhe Kostadin Acevski.

Pritet që të ketë ndryshime parlamentare edhe për atë pasi që në mesin e dy rretheve zgjedhore Çedomir Sazdovski nga GROM e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, se do të funksionojë si deputet i pavarur dhe jo si pjesë e një grupi parlamentar opozitar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!