Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQeni që sulmoi për vdekje fëmijën në Shkup është i llojit Bullmastiff,...

Qeni që sulmoi për vdekje fëmijën në Shkup është i llojit Bullmastiff, pronari është thirrur në bisedë informative

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmë në lagjen Pintija në Shkup. Një djalë 8 vjeçar ndërroi jetë pas sulmit nga qeni shtëpiak të racës angleze Bullmastiff, përcjell TV21. Sipas burimeve, fëmija ka hyrë në oborrin e fqinjit ku përveç qenit që ka kafshuar, ka qenë edhe një qen tjetër. Qeni Mastif i vjetër 12 vjet, e ka sulmuar fëmijën dhe e ka kafshuar.

Nga kafshimi, fëmija ka pasur gjakderdhje të madhe. Menjëherë me veturë u dërgua në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”, por për shkak të lëndimeve të rënda në pjesën e kokës dhe qafës dhe si pasojë e hemorragjisë së madhe në ndërroi jetë rrugës për në spital. Pronari i qenit dje në mbrëmje menjëherë u thirr në bisedë informative në stacion policor. Trupi është dërguar në obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments