Wednesday, May 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiProtestojnë banorët e Vranishtit, bllokojnë për 1 orë rrugën Strugë-Dibër, kërkuan kanalizim...

Protestojnë banorët e Vranishtit, bllokojnë për 1 orë rrugën Strugë-Dibër, kërkuan kanalizim dhe shteg për këmbësorë (FOTO)

Me bllokimin një orësh të rrugës magjistrale Strugë-Dibër në periudhën nga ora 16:00 deri në 17:00, banorët e fshatit Vranishtë sot shprehën pakënaqësinë e tyre për të drejtat e tyre të mohuara dhe që sipas banorëve nuk i kanë ende, njofton Struga Ekspres.

Siç tregojnë parullat që kishin në protestë, në shekullin 21 ata ende nuk kanë një rrjet kanalizimesh, pavarësisht premtimeve të shumta të deritanishme nga pothuajse të gjitha partitë politike,ata nuk kanë as një rrjet të ri ujësjellësi.

Sipas banorëve kjo është arsyeja pse në këto ditë të nxehta të verës ata lihen vetëm, pa ujë.

Bashkësia Lokale e fshatit Vranishtë ka paraqitur një kërkesë për instalimin e një rrjeti kanalizimesh në Komunën e Strugës dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, por ende nuk ka përgjigje.

Gjithashtu, si pjesë e kërkesave të këtij komuniteti, ata duan një shteg për këmbësorë në të cilin ata do të lëvizin të sigurt, duke qenë se rruga rajonale kalon përmes vetë fshatit dhe qasja është jashtëzakonisht e pasigurt.

Nga banorët paralajamërohet se do të ketë një protestë edhe nesër,e dielë,në të njëjtën orë.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments