Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPronarët s’japin pagat për muajin prill! Qeveria refuzon që paratë të transferohen...

Pronarët s’japin pagat për muajin prill! Qeveria refuzon që paratë të transferohen direkt te punëtorët

Disa punëdhënës nuk i kanë transferuar ende pagat e tyre tek punëtorët për muajin prill, megjithëse kanë marrë mjete nga shteti një muaj më parë. Qindra punëtorë u ankuan në Sindikatë se punëdhënësit nuk ua kanë dhënë pagat. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë për Alsat shprehet se përveç që disa kompani përsëri kanë anashkaluar ligjin dhe i kanë mbajtur paratë, disa punëdhënës tjerë kanë transferuar sasi më të vogël të pagës minimale.

Duhet të them se përkundër faktit se tani reagimet nga institucionet kompetente janë shumë më të shpejta se dikur, ne ende kemi punëdhënës që i lënë punëtorët pa ekzistencë gjegjësisht pa pagë, përkundër faktit se kjo sigurohet nga shteti”, tha Sllobodan Trendafilov, LSM.

Nga ana tjetër, Konfederata e biznesit reagon ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat dhe keqpërdorin me të drejtat e punëtorëve.

Në emër të Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, dëshirojmë t’u bëjmë thirrje punëdhënësve që t’i paguajnë kompensimet e rregullta për pagat dhe mëditjet e punonjësve. Gjithashtu kërkojmë nga të gjithë punëdhënësit që t’i komunikojnë të gjitha informacionet operative, teknike dhe financiare me punonjësit, pavarësisht nga zhvillimet pozitive ose negative në kompani”, thonë nga Konfederata e biznesit të Maqedonisë.

Sindikatat kanë apeluar vazhdimisht pranë Qeverisë për t’i transferuar paratë, direkt në llogaritë e transaksioneve të punëtorëve, por Qeveria nuk e ka pranuar këtë. Tani paraqitet problemi i vjetër, siç ishte rasti vitin e kaluar kur më shumë se 300 ndërmarrje nuk ua transferuan paratë punonjësve, duke i mbajtur mjetet për vete. Prokuroria publike ka ngritur akuza kundër tyre, por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zgjidhjen e ndonjë prej rasteve.

Ile Petrevski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments