Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniProlongohet shpërbërja e Kuvendit, Xhaferi: Mund të bëhet më 16 shkurt

Prolongohet shpërbërja e Kuvendit, Xhaferi: Mund të bëhet më 16 shkurt

Derisa partitë po kalkulojnë për ligjet, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi prolongimin e shpërndarjes së Kuvendit.

Sipas tij, në bazë të një përgjigje që e ka marrë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, kushtetuta mundëson shpërndarjen 57 ditë para zgjedhjeve, për çfarë KSHZ-ja do të ketë kohë 55 ditë të përgatitet deri më 12 prill, duke mos e llogaritur ditën e mbatjes së zgjedhjeve. Sipas asaj që deklaroi Xhaferi, kuvendi mund të shpërndahet më 16 shkurt, e jo më 12 siç ishte paralajmëruar.

“Sa i përket seancës për shpërbërjen e Kuvendit, unë kam thënë se 12 prilli është dita D, kundrejt afatit Kushtetues, 60 ditë nga shpërbërja të votohet, me faktin që KSHZ-ja është deklaruar se i mjaftojnë 55 ditë përjashtuar ditën e votimit, matematika është e thjeshtë për sa ditë mund të prolongohet. Që sot kam dorëzuar propozim-vendim për shpërbërje të parlamentit e cila do të jetë lëndë e shqyrtimit ditën vijuese konform afateve që i mjaftojnë KSHZ-së”, deklaroi Xhaferi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments